
FIFA ka përcaktuar ka vazot e shortit të fazës finale të Botërorit “Brazil 2014”, short që do të hidhet të premten në orën 17:00 me orën tonë.
Në vazon 4, ku gjenden vetëm skuadra europiane, janë vendosur 9 përfaqësuese, përfshirë Franca. Nga kjo vazo, para shortit, do të nxirret një glob dhe kombëtarja që do të jetë brenda këtij globi do të kalojë në vazon 2, vazo ku gjenden 5 afrikane, Kili dhe Ekuadori.
Nuk ka ndryshime në vazon e parë ku janë kokat e grupit: Brazili, Spanja, Gjermania, Argjentina, Belgjika, Kolumbia, Zvicra dhe Uruguaj.
Në vazon e dytë do të jenë Gana, Bregu i Fildishtë, Nigeria, Algjeria, Kameruni, Kili dhe Ekuadori, ndërsa në vazon e tretë do të jenë Australia, Japonia, Irani, Korea e Jugut, SHBA, Meksika, Hondurasi dhe Kosta Rika.
Vetëm europiane në vazon e katërt: Italia, Hollanda, Anglia, Portugalia, Greqia, Bosnja, Kroacia, Rusia dhe Franca.
Katër amerikano-jugoret kokë grupi (Brazili, Argjentina, Kolumbia dhe Uruguaji) do të spostohen në një vazo shtesë në mënyrë që të respektohet rregulli i FIFA-s që ndalon formimin e një grupi me më shumë se dy kombëtare europiane në fazën e parë.
Rregulli tjetër është që, përveç europianeve, në asnjë grup nuk duhet të ndeshen dy kombëtare të së njëjtës Konfederatë. Pra, nuk mund të ketë në të njëjtin grup dy ekipe nga Amerika e Jugut.
Top Channel