Shorti spektakolar i “Brazil 2014”

02/12/2013 00:00

Në datën 6 dhjetor (ditën e premte), në orën 17:00 me orën shqiptare do të hidhet shorti i fazës finale të Botërorit “Brazil 2014”, kompeticion që do të nisë më 12 qershor 2014 e do të përfundojë më 13 korrik të po këtij viti.

Shorti do të hidhet në kompleksin spektakolar Costa da Sauipe, në shtetin e Bahias. Spektakli do të prezantohet nga modelja bukuroshe Fernanda Lima dhe partneri i saj Rodrigo Hilbert.

Do të jenë të ftuar ish-futbollistë legjendarë brazilianë si Pele, Romario, Ronaldo apo Bebeto, me fenomenin që do të ketë rol kryesor në short.

Gjithashtu, do të jenë të pranishëm edhe ish-fitues të Kupës së Botës si Alcides Gihiggia, Zinedine Zidane, Lothar Matthaus, Mario Alberto Kempes, Cafu, Fabio Cannavaro dhe Geoffrey Hurst.

Spektakli do të mbahet gjallë nga grupe muzikore braziliane, ku spikat banda e perkusionit Olodum.

Top Channel