Mbi 200 studentë “part-time” pranë Akademisë së Sporteve kanë kërkuar që tarifa vjetore që ata paguajnë të jetë e njëjtë për të gjitha vitet.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, ata duhet të paguajnë 80 mijë lekë në vit, ndërsa studentët e viteve paraardhëse vetëm 40 mijë.
“Ne jemi viti që paguajmë dyfishin për shkollim. Nuk e kuptojmë këtë diskriminim. Kërkojmë një tarifë të barabartë për të gjithë”, thonë studentët.
Rektori i Universitetit të Akademisë së Sporteve u tha se këtë kërkesë të tyre do ta paraqesë pranë Minisitrisë së Arsimit. Ndërkaq, për studentët nuk do të ketë penalizime.
“Do ta rinegociojmë me Ministrinë e Arsimit dhe kam besim se do e zbresim tarifën në nivele të pranueshme”, theksoi rektori Vejsel Rizvanolli.
Studentët thanë se nëse Ministria e Arsimit dhe Rektorati nuk marrin një vendim të drejtë, ata do të nisin përshkallëzimin e protestave.
Top Channel