280 qytetarë i janë drejtuar që nga data 4 nentor gjykates më të re në
vend, asaj Administrative, me padi që kundërshtojnë akte administrative
të nxjerra nga organet shteterore.
Sipas kancelares se kesaj gjykate, Lertida Balili në vend te pare qendrojne kërkesë – paditë e marrëdhënieve të punës në të cilat kundërshtohet vendimi i largimit nga puna.
“Kryesisht fluksi më i madh është i padive që kanë si objekt dëmshpërblim page, që janë marrëdhënie pune, që janë persona të larguar nga institucionet shtetërore. Në radhë të dytë janë kërkesë – padi që kanë rënë në kundërshtim me akte administrative, siç janë akte të nxjerra nga Drejtoria Tatimore apo nga institucione të tjera”, thotë kancelarja.
Megjithate, sipas Balilit vihet re se qytetaret nuk jane te informuar mjaftueshëm për kompetencat e kësaj gjykate, por edhe për mënyren si përpilohet padia. Përgjate kësaj kohe Gjykata Administrative ka shpallur moskompetencen per 10 padi marrëdhenie pune, te depozituara nga qytetaret, që e kane mosmarreveshjen gjyqesore me nje padites qe ka statusin sh.a, sic eshte Ndermarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve sh.a , apo Ndermarrja e Trajtimit te Studenteve sh.a, çeshtje qe ne fakt i kane mbetur per kompetence Gjykates Civile.
“Kemi kuptuar që ka nevojë edhe për një informacion shtesë dhe këtu më lejohet që sqaroj faktin që në momentin që momentin që paraqitet një kërkesë padi në kryesekretari ose dërgohet me postë, qytetari, paditësi duhet të bashkëlidhë te kërkesë padia të gjitha provat që ka nevojshme për shqyrtimin e kësaj çështje, në mënyrë të tillë që çështja të përfundojë në një afat sa më të shpejte kohor. Të nesërmen e dorëzimit të kërkesë-padisë hidhet shorti, ndahen dhe gjyqtarët dhe ata konsultojnë dosjen dhe thërrasin palët në proces për të paraqitur të gjithë dokumentacionin e duhur. Në momentin e parë, pala ka afat 10 ditë kohë për të paraqitur të gjitha provat e nevojshme. Nëqoftëse qytetarët do të ishin të informuar, atëherë kjo do të ishte ezauruar dhe çështja do të mund të përfundonte më shpejt”, tha Balili.
Top Channel