Muller bën krahasimin Ribery-Cristiano

30/11/2013 00:00

Thomas Muller ka deklaruar në një intervistë për ‘L’Equipe’ se Ribery është më i avantazhuar se Cristiano Ronaldo dhe Messi në luftën për Topin e Artë FIFA 2013 pasi ka fituar trofetë më të rëndësishëm të vitit me ekipin e tij.

Futbollisti gjerman i Bayern Munchen tha: “Ne i fituam të gjithë trofetë sezonalë dhe mendoj se Topi i Artë duhet t’i shkojë një lojtari nga Bayern Munchen.”

Më tej, 24-vjeçari analizoi pretendentët për fitimin e këtij çmimi: “Ribery nuk shënon shumë gola pasi është në shërbim të skuadrës në radhë të parë. Ai luan për të krijuar raste shënimi, ndryshe nga Ronaldo dhe Messi.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB