Lushnjë e Fier, sekuestrohen 63.5 kg kanabis

30/11/2013 00:00

Policia e Lushnjës ka finalizuar me sukses një operacion antidrogë në
Divjake. Në vendi në quajtur Gryka e Dajlanit, u gjet një gomone të
braktisur brenda, së cilës u gjetën 60 kg lende narktoike kanabis
sativa.

Operacioni policor u zhvillua mengjesin e kesaj te shtune ne Divjake pas informacioneve qe policia kishte marre ne rruge operative. Gomonia ishte rreth 10 metër e gjate dhe ende nuk dihet se kujt i perket. Unifomat blu nisen hetimet per zbardhjen e ngjarjes dhe nga hetimet paraprake mesohet se lenda narkotike kishte si destinacion Italine.

Policia po punon per identifkimin e personave te perfshire ne kete trafik nderkombetar narkotikesh. Nderkohe policia e Fierit ka sekuestruar mëngjesin e se shtunes 3.5 kg kanabis ne nje automjet tip “Benz”, në fshatin Mbrostar. Burime nga policia bëjnë të ditur se lënda narkotike u gjet në brendësi të mjetit me të cilin udhëtonte shtetasi Mariglen Aliaj, banues në Durrës, i cili u shoqërua në polici.

Top Channel