Sezoni festiv në DigitAlb/ Me Paketën Premium përfitoni Champions League, Serie A dhe Big Brother
Pep Guardiola foli për çështjen e spiunit tek Bayern Munchen në prag të sfidës që bavarezët do të luajnë me Eintracht Braunschweig (e shtunë, ora 15:30).
“Nuk kam kohë të merrem me zbulimin e lojtarit apo personit që i jep lajme gazetave. Kjo gjë ndodh në çdo klub futbolli. Më ka ndodhur edhe tek Barcelona”, deklaroi trajneri spanjoll.
“I kam thënë lojtarëve të mi që ka gjëra që nuk duhet të dalin nga dhomat e zhveshjes. Pres që në të ardhmen mos të ndodhë më diçka e tillë”, shtoi Guardiola në konferencën e shtypit.
Ish-tekniku i Barcelonës pranoi edhe aftësinë e gazetarëve për të “rrëmuar” lajme: “Duhet ta pranojmë që gazetarët e bëjnë shumë mirë punën e tyre, por nuk është gjë e mirë që kundërshtarët të marrin vesh formacionin disa ditë përpara.”
Guardiola u ankua javën e kaluar pasi gazeta ‘Bild’ publikoi formacionin dhe taktikat e Bayern Munchen para ndeshjes me Borussia Dortmund.
Top Channel