Në ditën kur kryesuesja e Bundesligës pret ekipin e fundit në renditje parashikimi është mjaft i lehtë dhe Bajerni i Mynihut nuk i ka zhgënjyer mijëra të pranishmit në “Alianz Arena”.
Formacioni i Pep Guardiolës nuk ka bërë asnjë gabim edhe këtë javë duke ekzekutuar 2-0 Ajntrahtin e Braunshvajgut me dy gola të Arien Roben që shënuan dhe 90 minutëshin e zhvilluar në shtëpinë e kampionëve të Europës.
Start shokues për ekipin mik që vuajti dizavantazhin pas vetëm dy minutash lojë në një aksion të shpejtë. Pas një topi të marrë nga Gëtze, holandezi Roben goditi shtyllën por më pas korrigjoi shënjestrën duke nisur festën e tifozëve në shkallët e impiantit bavarez. I njëjti futbollist firmosi golin e radhës sezonal pas çmarkimit nga Tojerkauf dhe golit të dytë në portën e Braunshvajg.
Fitore e vuajtur për Borusian e Dortmundit, që rrezikoi në fushën e Majnzit edhe pse fitoi 3-1. Aubemejang i dha avantazhin miqve nga Nord Rain Vestfalen para se Shupo Moting të barazonte për ekipin pritës. Më pas dy penallti të konvertuara në gol nga polaku Robert Levandovski vendosën sfidën në transfertë.
Në ndeshjet e tjera, Hofenhajmi barazoi 4-4, Herta barazoi 0-0 me Augsburgn, ndërsa Leverkusen mundi 3-0 Nyrenbergun.
Top Channel