Conte: Nuk kemi nevojë për blerje në janar

30/11/2013 00:00

Antonio Conte ka deklaruar se nuk do kërkojë blerje të reja në janar pasi është i kënaqur me lojtarët aktualë të Juventusit të tij.

Në prag të sfidës me Udinesen (e dielë, ora 18:30), trajneri i kampionëve të Italisë theksoi: “Jemi mirë kështu si jemi dhe do të vazhdojmë para në rrugën tonë. Unë nuk dua dhurata nga Babagjyshi i Vitit të Ri.”

Conte analizoi edhe sfidën e radhës të skuadrës së tij në Serinë A: “Do të jetë një ndeshje e vështirë ajo ndaj Udineses. Është një skuadër që po e merr veten nga pikëpamja fizike. E njohim lojën e tyre. Kanë bërë mrekullira gjatë këtyre viteve duke hyrë në zonën Champions dhe në Europa League. Janë mësuar me vendet e larta në klasifikim. Duhet të kemi kujdes Di Natalen.”

Juventus kryeson renditjen e kampionatit italian me 34 pikë, e ndjekur nga Roma me 33. Napoli dhe Inter më të shkëputura me 28 dhe 26 pikë në vend të tretë dhe të katërt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB