Sezoni festiv në DigitAlb/ Me Paketën Premium përfitoni Champions League, Serie A dhe Big Brother
Disa nga ndeshjet eleminatore të Kupës së Botës Brazil 2014 janë trukuar nga organizata e basteve me qendër në Lindjen e Mesme e cila kishte nën kontroll dhe një skuadër afrikane.
Skandali i trukimit të ndeshjeve të futbollit ka marrë përmasa të tjera pas investigimit të bërë nga gazeta britanike “Daily Mirror”, e cila ka regjistruar një kamera të fshehtë me një nga anëtarët e kësaj organizate.
Sipas të përditshmes britanike në këtë investigim janë të përfshirë 7 persona, mes te cilëve 3 janë futbollistë emrat e të cilëve nuk bëhen publikë. Anëtari i kësaj organizate ka theksuar trukimet e ndeshjeve janë bërë në Australi, Skoci, Irlandë dhe në një pjesë të mirë të kampionateve europiane.
Mes ndeshjeve të trukuara ai ka pohuar se janë më shumë se 15 ndeshje që i përkasin eleminatoreve të fundit, ato për Kupën e Botës Brazil 2014. Biseda mes anëtarit të organizatës dhe gazetarit të “Daily Mirror” është regjistruar në një hotel në Mançester.
Duke folur rreth ndeshjeve, anëtari ka pohuar se organizata e tij mund të ndërhyjë në rezultatin e cdo ndeshjeje në botë, përvec Singaporit, ku sipas tij dënimet janë shumë të larta. Gjithashtu ai ka pohuar se pjesë e këtij plani është edhe një agjent i licensuar nga FIFA i cili bën të mundur ndërmjetësin me futbollistët dhe zhvillimin e ndeshjeve miqësore mes klubeve.
Në një takim të dytë mes gazetarit investigues dhe anëtarit të organizatës së trukimit të ndeshjeve, ky i fundit ka deklaruar se futbollistët marrin urdhëra edhe për kohën se kur duhet të ndëshkohen me kartona të kuq apo të verdhë.
Top Channel