Reali vendos çmim për Sergio Ramos
29/11/2013 10:00
Reali i Madridit është i gatshëm të lejojë të largohet Sergio Ramos tek cilado skuadër që do të paguajë 65 milionë euro, edhe nëse oferta do të vijë nga Barcelona.
Lajmi u raportua ditën e premte nga disa televizione spanjolle, si “Cadena SER” dhe “El Larguero”.
Nxjerrja e papritur e kapitenit të dytë të ekipit në shitje vjen pas përplasjes që Ramos dhe klubi kanë pasur në bisedimet për rinovimin e kontratës.
Sipas Realit, pretendimet e Ramosit kanë qenë të ekzagjeruara, ndaj klubi është përgjigjur duke caktuar një çmim për të.
Diçka e tillë është mirëpritur prej mbrojtësit, i cili nëpërmjet agjentit të tij pritet të kërkojë mundësinë për të kaluar tek Barcelona ose tek Chelsea i Mourinhos.
Top Channel