Kërcënohet Prokurori pas pretencës

29/11/2013 00:00

Pak ditë pasi kërkoi burgim të përjetshëm për 21-vjeçarin Aldo Hoxha,
prokurori i kësaj çështjeje është marrë në mbrojtje nga policia.

Lajmi konfirmohet nga drejtues të Prokurorisë së Tiranës, të cilët pohuan për Top Channel se pasi prokurori i dosjes Indrit Bimi u kërcënua në sallen e gjyqit nga familjarë të të pandehurit, ai është marrë menjehere ne ruajtje se bashku me familjen nga forcat e Briskut.

Ne nje kohe qe Prokuroria e Tiranes mesohet t’i kete kerkuar Drejtorise se Burgjeve, te merren masa ndaj efektiveve te Policise se Burgjeve qe nuk parandaluan incidentin brenda ambienteve te gjykates. Perveç disa gjyqtareve qe shqyrtojnë çeshtje te veshtira ne Gjykaten e Krimeve te Renda, policia ka nen ruajtje dhe disa prokurorre te Krimeve te Renda, per dosje nen hetim ndaj organizatave kriminale. Po ashtu edhe dy prokurore rrethesh ruhen me forca policie, mes tyre njeri per shkak se gjeti një përgjues në automjetin me te cilin udhetonte.

Megjithate çeshtja e Aldo Hoxhes gjate gjithe seancave ka patur nje perplasje te forte pikepamjesh juridike, mes mbrojtjes dhe organit te akuzes. Aldo Hoxha kembengul se nuk eshte ai autori i vrasjes se shtetases Fatbardha Tafa, e cila sipas Prokurorise mbeti e vrare gjate nje sulmi per t’i grabitur nje varese floriri. Por, ndersa Prokuroria dha qendrimin perfundimtar ne pretence, duke akuzuar se Aldo Hoxha ka kryer vjedhje ne bashkepunim me pasoje vdekjen e nje personi dhe plagosjen e nje tjetri, ne referim edhe te ADN-së se nje fijeje floku te gjetur ne nje kapele dhe mbetjeve te djerses ne te, mbrojtja kembengul se autoritetet duhet te kryejne riekspertim dhe te rikonsiderohet menyra se si u mor kjo kapele si prove materiale.

Procesi ndodhet ne fazen e degjimit te konkluzioneve te avokateve ne seancen e caktuar per ne daten 4 dhjetor, ku avokatët pritet të kërkojnë pafajësi per 21-vjeçarin, ndersa me pas pritet vendimi i treshes gjyqesore.

Top Channel