Sezoni që sapo u mbyll në Formulën 1 konfirmoi edhe një herë tjetër dominimin e Sebastian Vettel me Red Bull, një dominim që të kujton atë të Michael Schumacher me Ferrari në periudhën 200-2004.
Vetë 7 herë kampioni i sportit më të shpejtë në botë deklaroi se nuk do të donte të ishte shok skuadre me Vettel pasi ai është i frikshëm.
“Vettel ka fituar 13 gara këtë vit, ndërsa shoku i tij i skuadrës asnjë. Kjo është shokuese dhe gëzohem që nuk kam qenë kurrë shok ekipi me të”, tha Schumi duke qeshur.
“Kaizeri” nuk ngurron të vërë në dukje talentin e madh të patriotit të tij: “Nëse ka njeri që mund të thyejë rekordet e mia, ai është Sebastian.”
Në lidhje me Ferrarin, Schumi tha: “Po vënë bazat për të luftuar për tituj në të ardhmen dhe mendoj se do ia arrijnë qëllimit.”
Top Channel