Brazil, shembja e stadiumit të Sao Paolos

29/11/2013 00:00

Brazili është në fazën finale të përfundimit të infrastrukturës së nevojshme për organizimin e Kupës së Botës, evenimentit më të rëndësishëm futbollistik që për 30 ditë do të na gozhdojë para ekraneve verën e vitit të ardhshëm.

Por kritikat ndaj autoriteteve të vendit amerikano-jugor për sigurinë në stadiume sa vijnë e shtohen. Këtë radhë është shembja e një pjese të strukturës së stadiumit të ri të Sao Paolos, i papërfunduar ende, ka përforcuar këto zëra.

Struktura mbështetëse e stadiumit ra krejt papritur dhe gjithcka është e filmuar nga një kamer. Shembja shkaktoi vdekjen e 3 personave, ndërsa disa të tjerë mbetën të lënduar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB