David Luiz ishte një prej objektivëve fiks të Barcelonës gjatë verës së shkuar, por Mourinho vendosi veton kundër kësaj tratative, duke ngritur shumë çmimin e brazilianit.
Megjithatë, disa muaj më pas, trajneri portugez nuk duket i bindur për cilësinë e Luizit, ndaj është i gatshëm që të nisë bisedimet me kampionët e Spanjës, të cilët nga ana e tyre ruajnë të njëjtin interesim.
Lajmi u raportua të premten prej të përditshmes sportive “AS”.
Pas një merkatoje verore në të cilën u shpenzuan vetëm paratë për Neymar, tek Barça ka ende fonde të mjaftueshme për të realizuar blerjen e David Luiz.
Gjatë verës së shkuar, Barcelona ofroi 30 milionë euro direkt dhe të tjerat në formë shpërblimi mbi rezultatin, por Mourinho kërkoi 50 milionë menjëherë, për të lejuar largimin e mbrojtësit.
Besohet, se një marrëveshje midis dy klubeve mund të gjendet nëpërmjet një rruge të mesme.
Top Channel