Menjëherë pas transmetimit në emisionin ‘Fiks Fare’ të aferave
korruptive në gjyqësor, ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka shkarkuar nga detyra dy nga punonjëset e Gjykatës që shfaqen në kameran e fshehtë,
duke numëruar lekë në shkëmbim të ndryshimit të një mase sigurie.

Ato jane Meliha Kuka me detyre kancelare ne gjykate dhe Liljana Shkjau me detyre sekretare gjyqësore. Se bashku me vendimin per shkarkimin e Kukajt dhe Shkjaut, ministri Nasip Naço pohoi se fton qytetaret t’i bashkohen luftes kunder korrupsionit ne çdo nivel.

Nga ana e saj, Prokuroria e Tiranes deklaron se po vijon hetimet per kete skandal, per shperdorim detyre dhe ushtrim te ndikimit te paligjshem. Perveç videos, e cila eshte sekuestruar nga njesia task-force, burimet thone se per llogari te hetimeve jane zhvilluar edhe veprimet te tjera proceduriale te rendesishme, duke qene se video ne referim te disa vendimeve te meparshme ne Gjykaten e Larte nuk mund te konsiderohet si prove.

Me heret Prokurori i Pergjithshem ka larguar nga detyra prokurorin e Pukes dhe nje oficer te policise gjyqesore.

Top Channel