Rossi: Mund të vazhdoj edhe dy vjet

28/11/2013 00:00

“Edhe dy vjet në pistë, ndoshta tre”. Valentino Rossi nuk largohet, por
dyfishon. “Më duhet dikush që të ketë besim tek unë”, thotë 34-vjeçari,
nëntë herë kampion i botës.

Nga ferma e quajtur “Motor VR 46”, mes rajoneve Emilia Romanja dhe Marke, “Doktori” ka komentuar një intervistë të dhënë një muaj më parë.

“Të tërhiqem? Intervista ime është keqpërdorur, si zakonisht. Dua të kthehem tek fitorja, prandaj do të më pëlqente të garoja për të paktën dy ose tre vjet”, ka thënë ai.

Një ditë më parë Rossi njoftoi se pas 6 garave të para të GP-së do të vendosë për të ardhmen e tij, ndërsa sot është tërhequr.

“Objektivi im është të eci përpara, të angazhohem në maksimum”, ka shtuar më tej Rossi, i cili në bashkëpunim me kompaninë mediatike “Sky” ka hapur edhe një shkollë të vogël për aspirantët e Moto GP.

“Ndjej dëshirën të ndihmoj djemtë e rinj të kësaj shkolle, të paktën ata që e meritojnë. Nëse e shoh veten si biznesmen? Jo, më mirë të jem mbikëqyrës, edhe pse është ende herët”, ka shtuar ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB