Messi vazhdon rekuperimin në Argjentinë
28/11/2013 00:00
Barcelona ka konfirmuar se Leo Messi do të udhëtojë drejt Argjentinës ditën e premte për të nisur fazën e dytë të procesit të rekuperimit nga dëmtimi muskular që pësoi më datë 10 nëntor ndaj Real Betis.
Ky proces do të vazhdojë të mbikqyret nga mjekët e klubit katalanas. Doktori Ricard Pruna dhe përgatitësi fizik Elvio Paulorroso do të shkojnë në Argjentinë në mesin e muajit dhjetor për të kontrolluar yllin e skuadrës.
Po sipas Barcelonës, deri në këto momente rekuperimi i katër herë fituesit të Topit të Artë po ecën sipas planit dhe nëse do të vazhdojë kështu, Messi do të kthehet në fushë në fillim të muajit janar.
Top Channel