“Kupa Pavarësia” fitohet nga Prishtina

28/11/2013 00:00

Skuadra e Prishtinës është fituesja e edicionit të pestë të “Kupës Pavarësia” që u zhvillua në Vlorë. Kampionët e Superligës së Kosovës mundën në finale me 11-metërsha skuadrën e Flamurtarit me rezultatin 8-7.

Kjo është hera e parë që Prishtina fiton këtë trofe, ndërkohë që sezonet e kaluara “Kupa Pavarësia” është fituar nga Flamurtari, Renova, Hysi dhe Shkëndija.

Dy takimet gjysëmfinale të këtij aktiviteti u zhvilluan në qendrën stërvitore të skuadrës së Flamurtarit, pasi fusha e re e stadiumit “Flamurtari” ishte e mbuluar nga uji si pasojë e mungesës së sistemit të kullimit të fushës.

Skuadra vlonjate fitoi 2-0 ndaj Otrantos së Ulqinit, ndërsa Prishtina mundi me 11-metërsha Shkëndijën e Tetovës me rezultatin 4-2.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB