Flamengo fiton Kupën e Brazilit
28/11/2013 00:00
Flamengo ka fituar për të tretën herë në historinë e tij Kupën e
Brazilit, duke mundur Atletico Paranaense 2-0 në stadiumin “Maracana” të
Rio de Zhaneiros.
Golat janë shënuar nga Elias dhe Hernane, respektivisht në minutat e ’42 dhe më pas në ’49, në pjesën e dytë.
Copa do Brasil është turneu i dytë më i rëndësishëm i vendit latin. Fituesi i saj gëzon të drejtën për të marrë pjesë në Kupën e Libertadores që zhvillohet vitin e ardhshëm.
Top Channel