Dy peshkatarë amatore nga Durresi dyshohet të kenë humbur jetën ne
ujërat e Adriatikut pas pëmbysjes së barkes së tyre mbrëmjen e së
mërkurës.

Trupi i njerit prej peshkatareve eshte gjetur naten e kaluar, ndersa sherbimet e policise se kufirit te mbeshtetura dhe nga Guardia di Finanza jeten paraditen e te enjtes trupin e peshkatarit tjeter.

Ndue Gjoka dhe Ram Metalia ishin nisur nga sektori Apollonia i plazhit te Durresit drejt Golemit per peshkim, po rreth ores 20.00 te se merkures kane humbur kontaktet me familjaret.
 

Trupi i pajete i peshkatarit Ndue Gjoka, 53 vjeç, baba i 4 femijeve, u gjet prane kalates 0 te portit detar te Durresit i shtyre nga dallget. Jo larg tij u gjet edhe barka. Ndersa trupi i peshkatarit Ram Metalia u gjet ne zonen e Currilave.

Peshkataret dyshohet se nuk i kane mbijetuar ujerave te ftohta detare, pas permbysjes se barkes e cila mund te jete perplasur me nje nga bovat sinjalizuese ne det. Gjoka dhe Metalia, dy kryefamiljare, e perdornin peshkimin si menyre jetese per te siguruar te ardhura per familjet e tyre nga shitja e peshkut.

Top Channel