Tifozi i Ajaksit bie nga tribuna, në gjendje të rëndë
27/11/2013 00:00
Tragjedi në stadium. Një tifoz i Ajaksit ka rënë nga 10 metra lartësi dhe është në gjendje të rëndë në spital.
Ngjarja ndodhi të martën në mbrëmje, menjëherë pasi ekipi i Amsterdamit shënoi golin e dytë ndaj Barcelonës, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampioneve.
Tifozi ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga tribuna. Ndihma e shpejtë për të ka vonuar paksa pasi çuditërisht dy ambulancat janë përplasur në përpjekje për të shkuar sa më shpejt tek fatkeqi.
Top Channel