Sezoni festiv në DigitAlb/ Me Paketën Premium përfitoni Champions League, Serie A dhe Big Brother
Pas takimeve në Itali për t’u njohur me skuadrën dhe tifozët, Eric Thohir është rikthyer në vendlindje, ku blerja e Interit e ka bërë akoma më të famshëm.
Nga vendlindja ai flet për objektivat afatgjatë të tij në krye të zikaltërve, por edhe për objektivat afatshkurtër, që nisin që nga janari i 2014-ës me hapjen e merkatos dimërore.
Ai ka premtuar blerje të mëdha për Interin, ndërsa ka siguruar se trajneri Mazzari nuk do të preket. Sa për blerjet në listë janë goxha emra, megjithatë, Thohir thotë se jo gjithcka do të varet prej dëshirës së tij.
“Blerjet dhe shitjet e lojtarëve nuk do të jenë asnjëherë vendime të miat. Do të jenë vendime kolektive dhe nuk jam unë ai që do të vendosë së kë duhet të blejmë. Mua personalisht me pëlqen Niangolan, por oferta për të do të bëhet vetëm nëse janë që të gjithë dakort për blerjen e tij, që nga drejtori sportiv e deri tek trajneri”, tha ai.
Lidhur me zërat për një ofertë për Messi-n, presidenti i ri i zikaltërve tha se rregulli i vendimmarrjes kolektive vlen edhe për të.
“Batuta ime për Messi-n? Më pyetën nëse më pëlqente si lojtar dhe unë u përgjigja që duhet të flas me drejtuesit e tjerë të Interit dhe nëse më pyesni për ndonjë lojtar të vecantë, përgjigja ime do të jetë e njëjtë, duhet të vendosim bashkë dhe sigurisht duke patur parasysh edhe bilancet financiare të skuadrës”, deklaroi Thohir.
Top Channel