Në Shkodër, qyteti i fundit i çliruar nga pushtuesit, me rastin e 101-vjetorit të Pavarësisë janë vendosur flamuj kuq e zi. Bashkia ka zbukuruar rrugët kryesore të qytetit duke dashur të krijojë një atmosferë festive.
Por, ajo që bie në sy është fakti se në këto ditë pragfeste nuk duket se është krijuar një atmosferë feste.
Ulja e ndjeshme e temperaturave dhe problemet ekonomike duket se kanë bërë që për shumë njerëz në Shkodër kjo të shihet si një festë e cila më shumë se të festohet duhet të respektohet.
Gjithashtu, mungesa e flamujve kuq e zi në dritaret e banesave tregon se për banorët e këtij qyteti problemet e tjera jetësore janë shqetësim dite dhe kanë më rëndësi.
Ndërkohë, në datën 28 dhe 29 nëntor janë parashikuar dhe disa aktivitete kulturore në kujtim të pavarësisë së kombit dhe çlirimit të Atdheut. Kështu, vendosja e kurorave me lule tek Varrezat e Dëshmorve, interpretimi i bandës së qytetit në rrugët kryesore dhe vizita te familjet e dëshmorëve janë disa nga eventet që priten të realizohen.
Gjatë viteve, në Shkodër, si në gjithë vendin, festat e nëntorit janë festuar të ndara përsa i përket ditës së çlirimit të vendit, ku të djathtët kanë festuar 28 nëntorin si ditën e çlirimit bashkë me pavarësinë, ndërsa të majtët kanë festuar datën 29 nëntor si ditën e çlirimit.
Por, përtej këtyre ndasive duket se zbukurimet e këtij viti janë shumë larg atyre të një viti më parë.
…
E njëjta situatë duket se është edhe në Vlorë, qytetin ku u ngrit flamuri. Arben Beqiraj, nënkryetar i Bashkisë së këtij qyteti, deklaroi për “Pasdite në Top Channel” se koha e keqe ka ndikuar në zbehjen e atmosferës.
“Koha e keqe ka ndikuar paksa në atmosferë dhe ka dëmtuar flamujt e vendosur nga Bashkia nëpër rrugë. Sigurisht që nuk është në nivelet e 100-vjetorit, por rëndësi ka që do të ketë aktivitete kulturore në Vlorë. Aktivitetet kanë nisur që nga 14 nëntori me një ekspozitë të artistëve të rinj dhe do të vazhdojnë në ditët në vijim.”
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
Si e festojnë 101-vjetorin e pavarësisë fëmijët e klasave të para
Ata kanë zgjedhur të festojnë përvjetorin e 101 të shpalljes së pavarësisë sipas mënyrës së tyre, përmes poezive dhe këngëve.
Janë fëmijët e shkollës 9-vjeçare “Hasan Pishtina”, të cilët mes ngjyrave kuq e zi festojnë pavarësinë e Shqipërisë. Fitore Marku, nëndrejtoresha e shkollës, tregon përse janë zgjedhur fëmijët e klasës së parë për këtë event.
“Meqë sivjet përkon me 101-vjetorin e pavarësisë, ne ia lamë në dorë klasës së parë.”
Heronjtë e tyre janë Skënderbeu, Ismail Qemali, Isa Boletini e shumë të tjerë. Megjithëse, vetëm 6 vjeç këta fëmijë kanë një njohje për ata që u sollën lirinë.
Por, në të gjithë këtë organizim ata nuk kanë qenë vetëm. Bashkë me vogëlushët e kësaj shkolle që mban emrin e një patroiti të madh si Hasan Prishtina, kanë qenë edhe prindërit e tyre.
“Kjo festë është bërë falë një bashkëpunimi me mësuesit, prindërit dhe fëmijët. Prindërit kanë kontribuar me veshjet, ndërsa mësuesit i kanë përgatitur me këngët e vallet.”
Megjithëse ata ende nuk kanë festuar festën e abetares kur për herë të parë recitojnë dhe këndojnë, kësaj radhe të parën vendosën festën e flamurit.
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:”Times New Roman”;
mso-fareast-theme-font:minor-fareast;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-bidi-font-family:”Times New Roman”;
mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}
Top Channel