SHBA, priten stuhitë e dëborës

27/11/2013 00:00

Një tjetër sistem stuhish të fuqishme po i kanoset Shteteve të Bashkuara, e këtë herë, më të rrezikuarat jane rajonet verilindore.

Ngricat dhe shiu do të mbërrijnë në një periudhe festive, kur miliona amerikanë përgatiten të udhëtojnë për Diten e Falenderimeve, që tradicionalisht kremtohet pranë familjes.

Autoritetet sqarojne se deri tani nuk ka pasur vonesa apo pezullime fluturimesh, por metereologet presin një përkeqësim të kushteve atmosferike.

Rreshje të dendura dhe ngrica do të përfshijnë Bregun Lindor, ndërsa dëbore dhe akull parashikohen edhe në Pensilvani e Nju Jork.

Sistemi i stuhive, i krijuar në perëndim është fajësuar për 11 vdekje, gjysma e të cilave në Teksas.

“Stuhitë nuk mund të mbërrinin në një moment më të keq. Situata po vështirësohet sepse tufanet kanë nisur të zhvillohen e të intensifikohen, ndërsa njerëzit përgatiten për festë”, komentoi Chris Vaccaro, zëdhënës i shërbimit meterologjik kombëtar.

Më shumë se 43 milionë vetë pritet të udhëtojnë gjatë fundjaves, pjesa dërrmuese e tyre me makina.

Çdo vit, amerikanët mblidhen me familjet dhe miqtë e tyre javën e tretë të Nëntorit për të festuar Ditën e Falënderimeve.

Në këtë festë zakonisht gatuhet gjel deti, patate të ëmbla, kungull, bukë misri, prevede thane dhe ëmbëlsirë me kungull.

Darka e parë e “Falenderimeve” në Amerikën Veriore mendohet se është festuar në vitin 1621, kur kolonizatorët europianë u mblodhën për herë të parë me amerikanët indigjenë, për të shprehur falënderimet e tyre për korrjet e bollshme të vjeshtës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB