Rusi, arrestohen 15 terroristë

27/11/2013 00:00

15 persona të armatosur me granata, bomba të tjera artizanale dhe armë të lehta, u arrestuan në kryeqytetin rus, Moskë.

Sipas njoftimit të autoriteteve ruse, personat e arrestuar dyshohet se janë pjestarë të një grupi ekstremist islamik të themeluar në Egjipt.

Agjencia e lajmeve Interfax thotë se arrestimet u kryen në orët e para të mëngjesit gjatë një aksioni në lindje të kryeqytetit rus. Gjatë operacionit u sekuestruan tre bomba artizanale, granata luftarake dhe materiale të tjera për prodhimin e lëndëve plasëse.

Dyshohet se 15 të arrestuarit janë pjesë e grupit radikal At-Takfir Ëal-Hijra, i ndaluar nga Gjykata Supreme ruse për nxitje të urrejtjes ndëretnike dhe ndërfetare.

Muajt e fundit, sulmet terroriste janë përshkallëzuar në Rusi. Ato janë marrë përsipër kryesisht nga grupet e armatosura që kërkojnë pavarësinë e Çeçenisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB