Rubik, zjarr në shkollën 9-vjeçare

27/11/2013 00:00

Një zjarr ka rënë mëngjesin e të mërkurës në shkollën 9-vjeçare në Rubik
duke shkaktuar panik tek nxënësit të cilët në momentin e përhapjes së
flakëve sapo kishin përfunduar orën e parë të mësimit.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrfikësve duke bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë që më herët nxënësit janë evakuuar jashtë godinës dhe fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar nga zjarri, por vetëm dëme materiale.

Policia ka nisur hetimet ndërkohë që dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike në rrjet.

Top Channel