Pranga turkut, tentoi të vrasë partneren shqiptare
27/11/2013 00:00
Një 52-vjeçar me kombësi turke dhe shtetësi holandeze është arrestuar të
martën nga policia e Tiranës pasi ka tentuar te vrasë me armën e saj
bashkëjetuesen e tij Nerajda Laze, punonjëse policie.
Mujdat Oruç Sayan, 52 vjeç, lindur në Kirklareli Turqi, me kombësi turke dhe shtetësi hollandeze, një natë më parë i ka marrë me forcë pistoletën e punës dhe ka tentuar ta vrasë me armën e saj shtetasen, Nerajda Laze, 45 vjeç, lindur në Vlore e banuese me qira në Rrugën “Bardhyl” Tiranë, punonjese policie e Patrullës së Përgjithshme në Komisaritin e Policisë Nr. 1 Tiranë.
Sipas policisë ky shtetas ka qenë i dënuar më parë në Hollande për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”
Top Channel