Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka ngritur shqetësimet se forca të
shumta policore angazhohen në aktivitetet sportive, duke krijuar vakum
në detyrat ligjore që i takojnë kësaj force.
Sipas nje analize, vetem ruajtja e aktiviteteve sportive i merr shume ore pune policise, si edhe angazhim i cili tashme konsiderohet ne dem te funksioneve qe duhet te kryeje Policia e Shtetit. Duke u nisur nga menyra se si procedohet ne te gjithe vendet e Bashkimit Europian, Shqiperia mbetet i vetmi vend ku aktivitetet sportive i ruan Policia e Shtetit, prandaj Ministria e Brendshme mendon te terhiqet nga ruajtja e tyre pa pagese. Duke qene se nje pjese e madhe e klubeve dhe stadiumeve menaxhohen privatisht, Ministria e Brendshme do te hyje shume shpejt ne bisedime me Federaten e Futbollit qe te largohet nga ruajtja e tyre.
Sherbimi policor falas ne stadiume nuk do te ekzistoje me, por bisedimet Polici-Federate pritet te caktojne tarifat, apo gjetjen e ndonje menyre tjeter per mosangazhimin e forcave te shumta policore. Por ndersa keto bisedime priten gjate muajit dhjetor, Drejtori i Pergjithshem i Policise ka dhene urdher qe te mos ndihmohet permbarimi privat ne asnje ekzekutim, deri ne nje moment te dyte.
Nje vendim i Keshillit te Ministrave do te detyroje permbarimin privat qe sa here te kete nevoje per nderhyrjen e Policise se Shtetit duhet te paguaje. Tarifat do te percaktohen ne nje VKM, qe pritet te dale ne mesin e muajit dhjetor. Urdheri i Drejtorit te Pergjithshem Didi, vjen pas nje analize ku vertetohej se permbaruesit privatë, duke paguar nen dore policine, kryenin detyra qe ligji i ngarkon t’i kryejne vete permabruesit.
Korrupsioni midis permbaruesve dhe policëve largonte keta te fundit nga detyrat qe duhet te kryenin. Nderkohe qe Policia, si shkak ligjor per vendosjen e tarifave te sherbimit policor ka perdorur arsyen se permbarimi privat eshte aktivitet fitimprures dhe ndaj policise duhet te paguajë tarifen e sherbimit. Kreu i policise mendon se policia ka ne funksion te saj ruajtjen e rendit dhe puna per permbarimin eshte ekstra dhe si e tille duhet paguar. Deri ne daljen e VKM-se, Policia do te nderhyje vetem per te zgjidhur konfliktet midis permbarimit dhe qytetareve.
Top Channel