Leverkuseni pret United, Juve e dënuar të fitojë

27/11/2013 00:00

Sonte luhen ndeshjet e parafundit të fazës në grupe të Ligës së Kampioneve për katër grupet e para, A, B, C dhe D.

Në grupin A kryesfida është ajo mes Bayer Leverkusen dhe Manchester United. Djajtë kryesojnë grupin me 8 pikë, ndërsa gjermanët ndjekin në vendin e dytë me 7. Pas tyre është Shakhtar Donetsk me 5 pikë, ndërsa Real Sociedad mbyll tabelën me 1 pikë.

Në grupin B vëmendja është zhvendosur në Torino, ku bardhezinjtë me 3 pikë në katër ndeshje janë të dënuar të fitojnë përballë Kopenhagenit në mënyrë që të vazhdojnë ëndrrën europiane. Në Madrid, Reali i kualifikuar pret turqit e Gallatasarait.

Në grupin C, PSG pret Olimpiakosin e vendit të dytë, ndërsa Anderlehti i vendit të fundit pret Benfikën.

Grupi D nis në orën 18:00 me CSKA Moskë që pret Bajernin e Mynihut. Bavarezët luajnë për të ruajtur vendin e parë në grup, ndërsa CSKA për të ruajtur vendin e tretë. City i vendit të dytë pret në Angli modestët e Victoria Plzen që s’ka marrë ende asnjë pikë në këtë aventurë të Ligës së Kampioneve.

Ndeshjet luhen në orën 20:45 dhe transmetohen drejtpërdrejtë në paketën SuperSport në Digitalb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB