Kina: Monitoruam fluturimin e amerikanëve

27/11/2013 00:00

Kina deklaroi se kishte vëzhguar me kujdes itinerarin e dy avionëve bombardues amerikanë që fluturuan të martën mbi hapësirën ajrore të shpallur nga Pekini në fundjavë.

Dy bombarduesit amerikanë fluturuan mbi zonën e fluturimit të vendosur nga Kina përreth ishujve të diskutuar të Senkakut, në Detin e Kinës Jugore. Aeroplanet “B-52” sfiduan Kinën pasditen e së martës duke mos u identifikuar tek autoritetet kineze.

Uashingtoni e njeh këtë grup ishujsh si terror japonez. Dy superfuqitë aziatike, Kina dhe Japonia janë përfshirë prej më shumë se një viti tashmë në një betejë të ashpër diplomatike për sovranitetin e ishujve të njohur në kinezisht si Diaoyu.

Disa përballje ushtarake janë shmangur në minutën e fundit, pasi luftanije kineze dhe japoneze janë vendosur përkrah tyre gjatë këtij konflikti. Kina informoi për vendosjen e një sistemi të mbrojtjes së hapësirës ajrore mbi këtë territor ditën e shtunë. Pekini urdhëroi të gjithë avionët që do të kalonin mbi zonë të raportonin më parë tek autoritetet kineze mbi kursin e fluturimit.

Një kolonel i flotës ajrore amerikane deklaroi për “CNN” se fluturimi “ndoqi procedurat normale të një fluturimi ushtarak” dhe se fluturimi nuk ishte asnjë kërcënim për Kinën. Ishujt rreth të cilëve besohet të ketë rezerva të mëdha nafte dhe gazi natyror nën shtratin e detit pretendohen edhe prej Tajvanit.

Më parë gjatë Nëntorit, Tokio ngriti në fluturim në tre raste avionë ushtarakë, pasi gjuajtës kinezë fluturuan pranë hapësirës ajrore japoneze.

Statusi i paqartë i ishujve Senkaku përfundoi në vitin 2012, kur Japonia bleu pronësinë e tyre nga pronari i ligjshëm. Lëvizja zemëroi Pekinin zyrtar, duke e konsideruar këtë praktikë të zotërimit të territorit si të papranueshme në përputhje me legjislacionin ndërkombëtar.

Top Channel