Policia e Gjirokastrës arrestoi dy shtetas polakë që tentuan të kalojnë në Greqi një sasi droge, hashash.
Ne piken e kalimit kufitar ne Kakavijë, policia ushtroi kontroll ne mjetin me targa polake qe drejtohej nga shtetasi Lukasz Pytel, kanë konstatuar se në bagazhin e automjetit konkretisht në bombolën që shërbente për furrnizimin e automjetit me gaz, në brendësi të saj, kishte lëndë narkotike mariuanë. Bashke me te ishte edhe shtetasi Tomas Kratoësk.
Pas hapjes se bombules, u gjet nje sasi prej 12,3 kilogram hashash. Qe te dy te arrestuarit 22 dhe 23 vjec jane studente dhe ne Shqiperi kishin ardhur si turiste, ndersa drogen donin ta kalonin ne Poloni. Policia kishte informacione se ata kishin hyre ne fshatin lazarat ku dhe kane marre sasine e droges.
Top Channel