Brazil, rrëzohet çatia e një stadiumi, 2 viktima

27/11/2013 19:20

Dy persona mbetën të vdekur pasi çatia e stadiumit ku do të organizohet ceremonia hapëse e Botërorit të 2014-s, në Sao Paolo, u rrëzua pjesërisht.

Sipas të dhënave paraprake të mediave braziliane, gjatë punimeve të fundit të mbetura për përfundimin e stadiumit, një vinç u shkëput, duke rënë mbi çatinë metalike.

Si rrjedhojë e impaktit, një pjesë e strukturës u dëmtua, duke shkatërruar një pjesë të tribunës.

Stadiumi duhet të përfundonte deri në dhjetor, për të qenë në linjë me afatin e vendosur nga FIFA.

Megjithatë, pritet që të jetë e pamundur që të gjitha arenat të kompletohen në kohë, pasi Brazili vazhdon të jetë mbrapa me punimet në disa nga 12 impiantet që do të presin ndeshje të Botërorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA