Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja i ftuar në emisionin “Wake Up” ka
komentuar situatën e sistemit shëndetësor në Shqipëri dhe zgjidhjet në
planet afatshkurtër dhe afatgjatë. Ministri Beqaj deklaroi se gjatë
inspektimeve të kryera në Farmacitë e QSUT-së janë konstatuar barna të
skaduara që në blerje.

“Në farmacitë e QSUT-së kemi gjetur barna që janë furnizuar spitalet dhe kanë qenë të skaduara që në ditën e furnizimit. Dhe kjo fillon që nga momenti i doganave, që nga mënyra se si pranohet të cilat ndërkohë duhet të kenë minimumi një periudhë paraskadence të domosdoshme për t’u treguar”, tha Beqja.

Duke u ndalur kryesisht tek problemet e shumta që ndodhin me skanerat dhe aparaturat e tjera në QSUT, ministri i Shëndetësisë ka paraqitur dhe planin e Qeverisë për zgjidhjen e këtyre problemeve.

“Të gjithë pajisjet biomjekësore që janë në sistemin publik, shëndetësor në Shqipëri, të jenë pjesë e një ndërmarrje publike të vetme dhe t’u ofrojnë spitaleve tona këtë shërbim dhe ndërkohë të marrin përsipër me një kontratë të vetme globale, mirëmbajtjen e këtyre pajisjeve”, tha Beqja.

Ministri Beqja konfirmoi se aktualisht nga 7 skanerat e ndodhura në QSUT, dy nuk punojnë ndërsa një i tretë është në proces rregullimi. 

Top Channel