Bayern Munchen “mposht” edhe borën
27/11/2013 00:00
Bayern Munchen ka mundur 1-3 CSKA-në e Moskës dhe ka arritur rekordin e fitoreve radhazi në Europë (10).
Në acarin moskovit, gjermanët kanë kaluar në avantazh me Arjen Robben në minutën e 19 pas asistit të Muller. Në pjesën e dytë, Mario Gotze dyfishon rezultatin (56’) pas një aksioni të shkëlqyer individual.
Në minutën e 61 është Honda ai që shkurton diferencën për ekipin rus pas shndërrimit në gol të një 11-metërshi, por një minutë më vonë, gjithmonë me 11-metërsh, Muller vulos rezultatin në 1-3.
Me këtë fitore, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola siguron në mënyrë matematike vendin e parë me 15 pikë.
Bayern Munchen 15
Manchester City 9
CSKA Moskë 3
Viktoria Plzen 0
Top Channel