Superkupa e Italisë, fituesi merr deri në 11 milionë euro. Fitojnë edhe ata që nuk luajnë
Sonte në mbrëmje do të luhen ndeshjet e parafundit në grupet e Ligës së Kampioneve, të cilat do të vendosin të ardhmen në këtë kompeticion të disa prej skuadrave me emër në Europë.
Ndeshjet më të rëndësishme të së martës janë Borusia Dortmund-Napoli dhe Celltic-Milan. Napoletanëve të Rafa Benitez do t’u mjaftonte edhe një barazim për t’u kualifikuar në raundin tjetër, ndërkohë që humbja do t’i ndryshonte balancat në grupin F.
Ndërkohë, Milan do të kërkojë kualifikimin në Glazgou, gjë e cila do t’i qetësonte disi drejtuesit e klubit, të cilët nuk janë të kënaqur nga ecuria e skuadrës së tyre në Serie A edhe në Europë.
Milan kualifikohet direkt sonte nëse fiton ndaj Celltic dhe nëse Ajax mundet nga Barcelona. Në rast të kundërt, gjithçka do të vendoset më 11 dhjetor.
Top Channel