Superkupa e Italisë, fituesi merr deri në 11 milionë euro. Fitojnë edhe ata që nuk luajnë Pas njohjes zyrtare të statusit të KOKSH-it nga Ministria e Sporteve, tashmë drejtuesit e këtij institucioni kërkojnë të bëjnë të tyrin dhe kompleksin “Dinamo”.
Presidenti Bezhani deklaroi se i ka dërguar kryeministrit Edi Rama një projekt të ri mbi këtë kompleks: “Kemi një projekt që do e bëjë kompleksin “Dinamo” një qendër olimpike ku do të jenë të gjitha. Për këtë do na ndihmojnë edhe ndërkombëtarët.”
Për shkak të mungesës së infrastrukturës, presidenti Bezhani ka konfirmuar se sportistëve elitarë do t’u krijohen mundësitë për t’u stërvitur jashtë Shqipërisë.
“Për sportistët pretendentë për medalje do të mundësojmë stërvitjen jashtë shtetit nga janari deri në Olimpiadën e Rios.”
Për herë të pare, një president i KOKSH-it ka deklaruar se fajin më të madh për dopimin e sportistëve shqiptarë e kanë trajnerët dhe drejtuesit e Federatave, të cilët nuk i përditësojnë me listat e reja të substancave të ndaluara.
“Organizimi i trajnerëve tanë dhe drejtuesve të Federatave ka qenë mjaft i dobët përsa i përket çështjes së anti-dopingut”, theksoi Bezhani.
Top Channel