Konflikt për konkurrencën, plagoset 38-vjeçari

26/11/2013 00:00

Drejtuesi i një agjencie biletash është plagosur rëndë me mjete të forta
gjatë një konflikti për shkak të konkurrencës me një tjetër drejtues
agjencie.

Konflikti ndodhi mbremjen e se henes ne hyrjen nr.4 te Portit Detar te Durresit, prane Ures se Dajlanit. Nje 38-vjeçar eshte perfshire ne nje konflikt verbal e me pas fizik me Lek Frroku 47 vjeç per shkak te problemeve qe sjell konkurenca e pandershme ne fushen ku ata ushtrojne aktivitetin.

Frroku dyshohet te kete goditur me nje gur 38-vjeçarin i cili eshte transportuar ne gjendje te rende drejt spitalit rajonal te Durresit. Sherbimet e policise qe kane mberritur ne vendin e ngjarjes kane ndaluar te dyshuarin Lek Frroku, si autor i plagosjes se rende, ndersa kane shoqeruar ne cilesine e deshmitareve edhe disa persona.

Top Channel