Kallëzim penal zyrtarëve të burgjeve

26/11/2013 00:00

Ish-drejtuesi i Shërbimit të Kontrollit të Burgjeve dhe ish-drejtori i
Burgut të Drenovës kanë qenë në dijeni të shkresës së klasifikuar të
Policisë së Shtetit, e cila paralajmëronte planin e arratisjes të të
denuarit Admir Tafili.

Megjithese kjo shkrese sekrete u eshte percjelle në mënyrë urgjente nga ish-drejtori i Pergjithshem Gazmend Dibra se bashku me dhjete detyra, mes te cilave kontroll ne qeli dhe mbajtje nen vezhgim, me ndryshimet qe u bënë ne administraten e burgjeve asnjeri prej ketyre zyrtareve nuk kane informuar per situaten eprorin e ri, Artur Zoto ose ministrin e Drejtësisë.

Sipas drejtorit te Pergjithshem te Burgjeve Zoto, kjo shkelje nga dy vartesit e tij duhet te hetohet nga Prokuroria nese eshte neglizhence apo diçka e planifikuar.

“Unë si titullar i këtij institucioni nuk kam patur dijeni për ekzistencën e këtij informacioni. Nga analiza e bërë, rezultoi gjithashtu se shkresa e ardhur nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Burgjeve në datën 25, në datën 26 nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është nisur po ky informacion, për dijeni Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Drejtësisë. Paralelisht me këtë i është nisur shkresa dhe institucionit të ekzekutimeve të vendimeve penale në Korçë, ku janë lënë një sërë detyrimesh, mund të them rreth 10 detyra, të cilat duhet të zbatoheshin në mënyrë kategorike nga ky institucion”, tha Zoto.

Drejtuesi i ri i burgjeve shpjegon se kontrolli qe eshte kryer ne burgun e Drenoves ne daten 28 tetor nuk ka aspak lidhje me informacionin e shkreses, pasi askush nuk kishte dijeni, por eshte nje kontroll rutine qe eshte bere njekohesisht ne te gjitha burgjet.

“Ky kontroll ka qenë në lidhje me vlerësimin e masave të sigurisë që po i bëjnë institucioneve në vendin tonë, por nëse duhet të shohim modifikimin që i është bërë frigoriferëve, vendosja e armëve në to, mendoj që ka qenë diçka e sofistifikuar dhe gjatë këtij kontrolli nuk është arritur të identifikohet nga punonjësit e policisë”, tha Zoto.

Po cilat janë shkeljet e tjera sipas drejtuesit te burgjeve?

“Ka mangësi sa i përket kontrollit fizik të personave të dënuar, ka mangësi përsa i përket mënyrës dhe trajtimit në klasë të këtyre punonjësve. Punonjësit të policisë, të cilët ishin përgjegjës për shërbimin e sigurisë, kanë mbajtur dhe çelësat, të cilët nuk duhet të mbaheshin. Ka edhe një rregull të caktuar për mënyrën se si mbahen çelësat. Ka edhe shkelje të rregullave të sigurisë edhe përsa i përket futjes dhe mënyrës, qoftë edhe të frigoriferëve në institucion”, thotë Zoti.

Ministria e Drejtesise nga ana e saj njofton se ka kryer kallëzim penal ne Prokurorine e Tiranes per shperdorim detyre ndaj ish-drejtorit te SHKB-së Pirro Dungu dhe inspektorit Polikron Balliu, po analizohen gjithashtu edhe veprimet e ish-drejtorit te burgut te Drenoves, lidhur me menyren se si eshte ndryshuar rregullorja e ketij burgu.

Tafili: Unë organizova arratisjen. Policia vijon kërkimet për 3 të tjerët

Para Gjykatës së Korçës ku u njoh me masën e sigurisë arrest me burg, Admir Tafili, njëri prej shtatë të burgosurve që mbrëmjen e të shtunës u arratisën në mënyrë spektakolare nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë, pranoi se ishte ai që kishte organizuar gjithcka.

Tafili tha se kishte organizuar gjithë planin e arratisjes dhe se këtë e kishte bërë për shkak të gjykimit të padrejtë ndaj tij.

Edhe i arratisuri tjetër, Fran Marashi, ndaj të cilit gjykata vendosi masën e arrestit me burg tha se ishte dënuar padrejtësisht dhe për këtë ai dëshmoi para gjykatës se do të fliste në një studio televizive. Ai deklaroi gjithashtu se armët i kishin siguruar brenda në burg nga një tjetër i dënuar, ndërsa shtoi se se gjatë arratisjes u ishte kërkuar policëve që të shtriheshin përtokë për të mos i lënduar ata.

Ndërkohë, Gjykata e Korçës e konsideroi Tafilin person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndërsa në arrest me burg la edhe Ervis Lamin, të dyshuar si autor i hedhjes së granatës gjatë arratisjes.

Më herët Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë dha masën e arrestit me burg për dy persona qe organizuan dhe ndihmuan në arratisjen e bujshme. Albi Monçimi dhe Olsian Monçimi akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe ndihmë për arratisje nga burgu.

Të mërkurën pritet të shqyrtohen masat për gardianët e burgut të Drenovës, që u arrestuan pas shpërthimit të burgut.

Ndërkohë, policia shqiptare njoftoi sërish në orët e pasdites së të martës se tre të burgosurit që u arratisën nga burgu i Drenovës kanë dalë jashtë Shqipërisë në drejtim të Greqisë, pavarësisht se policia greke mohon këtë pretendim.

Policia u informua të hënën nga një bari që kishte parë tre persona që udhëtonin me mushka në zonën e Dardhës e më pas u gjet edhe një vend qëndrimi i tyre, si dhe u mor denoncimi se në fshatin Arrëz ishin grabitur tre mushka.

Të arratisurit, Eduart Lulo nga Përmeti, Reiz Haxhiraj nga Vlora dhe Gëzim Toma nga Dibra, në fillim u mendua se ishin drejtuar për në Kolonjë për të kaluar kufirin nga Gramozi, grabitën edhe një automjet të cilin policia e gjeti më vonë të braktisur. Të martën policia gjeti tre mushkat e braktisura të cilat ndodheshin përtej kufirit grek dhe kjo solli hipotezën se ata kishin ikur në Greqi. Por policia greke e cila është vënë edhe ajo në kërkim e përjashton këtë mundësi. 

Top Channel