Hoeness: Tek Bayerni nuk ka asnjë spiun

26/11/2013 00:00

Bayern Munchen po mundohet të largojë vëmendjen nga çështja e spiunit i cili po i jep gazetës ‘Bild’ formacionet dhe variantet taktike para çdo ndeshjeje të skuadrës së tij.

“Lojtarët qeshin me artikujt e gazetave të këtyre ditëve të fundit. Edhe mua më vjen të qesh. Nëse ky është problemi ynë i vetëm, atëherë jemi shumë të lumtur”, tha presidenti i klubit, Uli Hoeness, para nisjes së skuadrës në Moskë për ndeshjen e Ligës së Kampioneve.

Këto deklarata bien në kundërshtim me indinjatën e trajnerit Pep Guardiola, i cili ka kërcënuar me largim nga ekipi të lojtarit spiun.

Hollandezi Arjen Robben është shprehur se çështja e spiunit është për të ardhur keq, por nuk është hera e parë që ndodh në futboll: “Kam pesë vite tek Bayern dhe e di mirë që herë pas here gjëra të tilla ndodhin.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB