Për t’u kualifikuar në fazën tjetër të Ligës së Kampioneve, Juventusi duhet të fitojë patjetër ndaj Kopenhagenit dhe këtë gjë Antonio Conte e di mirë.
“Duhet të fitojmë patjetër. Unë kam besim pasi përjashto ndeshjen ndaj Fiorentinës, skuadra ka punuar gjithmonë shumë mirë”, deklaroi Conte.
Në lidhje me skemën që do të përdorë ndaj danezëve, tekniku i bardhezinjve tha: “Nuk kam modul enkas për Champions-in. Nuk është e thënë të përdor 4-3-3. Do të luajmë me atë skemë që na jep më shumë garanci dhe aktualisht skema e vjetër na jep më shumë garanci në mbrojtje.”
Conte ka bërë të ditur se mbrojtësi Andrea Barzagli ende nuk është rekuperuar 100%, por ka shtuar se ka shumë besim tek zëvendësuesi i tij, Martin Caceres.
Top Channel