Bulqizë, bora sjell probleme në qarkullim

26/11/2013 00:00

Reshjet e borës kanë sjellë problem në Bulqizë dhe fshatrat përreth.
Rrugët nacionale që lidhin Bulqizën me Peshkopinë dhe Bulqizën me
Tiranën në akset Guret e Skënderbeut- Qafa e Buallit dhe Qafa e
Buallit-Kraste-Martanesh, kanë patur probleme në qarkullimin e
automjeteve për shkak të dëborës dhe ngricës. 

Reshjet e medha te shoqeruar me ere kane veshtiresuar levizjen automjeteve ne keto segmente. Ne shume komuna  te thella malore si Ostren,Trebisht,Zerqan e Martanesh, trashesia e debores ka filluar te rritet, pasi reshjet po vazhdojne me intensitet te larte çka rrezikon edhe bllokimin e tyre.

Nderkohe per menaxhimin e situates policia rrugore ka marre te gjitha masat per te qene ne gatishmeri me patrulla neper te gjitha akset problematike per normalizimin e qarkullimit.

Top Channel