Berlusconi: Ky Milan nuk bën dot pa mua!

26/11/2013 04:40

“Milani ka një nevojë të jashtëzakonshme dhe të padiskutueshme të interesimit tim”.

Janë këto fjalët e shprehura nga Silvio Berlusconi, presidenti i skuadrës kuqezi, që thekson se “në gjykimin tim, këtë nuk e them vetëm unë, por edhe shumë të tjerë”.

Padroni i “djallit” duket i qartë dhe i drejtpërdrejtë, gjatë një diskutimi politik në selinë e “Forza Italia”-s, ku ka gjetur kohë të flasë edhe për kuqezinjtë.

Berlusconi ka kujtuar faktikisht edhe se Milani “është hobi që e persekuton prej vitesh”. Fjalë këto që vijnë në një moment tejet delikat në historinë e klubit, e menjëherë pas kontestimeve të tifozerisë.

Ndërkohë, nga ana tjetër, edhe Galliani duket se sheh “ëndrra të çuditshme”, të cilat nuk dëshiron t’i tregojë ndaj publikut.

I ndodhur në Malpensa, dhe jo në Milanello, administratori i deleguar kuqezi është shprehur se humori i tij është “i shkëlqyer dhe i bollshëm, si ushqimi i ushtrisë”. Por, çfarë ka dashur të thotë me këtë?

Plani i tij te Milan është ky: Mes një krize evidente tashmë që ka prekur ekipin, zërave për largimin e tij në fund të sezonit, madje edhe për Krishtlindje, që vardisen pas, ekziston një Milan që sot, në të mirë apo në të keq, mbi të gjitha në të keq, duhet të menaxhohet me nevojën urgjente që, në Glasgou, të ringrejë krye.

Pasi ka folur mbi “vonesën” e Balotelli-t në stërvitje, pasi ka konfirmuar qëndrimin e tij dhe të De Sciglio-s te Milan, si dhe ‘jo’-së së thënë ndaj një ekipi të interesuar për El Shaarawy-n, Galliani ka hedhur fajin te mungesat e 3 lojtarëve kryesorë, përfshi edhe Pazzini-n, për këtë situatë ku gjendet sot Milan.

Megjithatë në fund është shprehur: “Shoh ëndrra të çuditshme këto kohë, por nuk ua tregoj juve. Gjithsesi, nuk janë makthe. Merkatoja e Milanit? I kemi idetë e qarta. Do të vijë një mbrojtës dhe një gjysmë-sulmues, apo sulmues krahu”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA