Apeli rrëzon kërkesën e Arben Frrokut
26/11/2013 00:00
Gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën për lirimin e Arben Frrokut, të akuzuarit për vrasjen e ish-komisarit Dritan Lamaj.
Më parë Gjykata e Krimeve të Rënda me vendim të datës 26.02.2013, ka caktuar ndaj Frrokut masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”.
Frroku nuk i ka pranuar në asnjë moment akuzat lidhur me vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, duke pretenduar se në momentin e ngjarjes ka qenë duke kaluar për në Greqi.
Top Channel