Pas shumë vitesh, Shqipëria bëhet promotor i vënies në zbatim të fjalës së fundit të teknologjisë në fushën e mjekësisë.

“X nife” akseleratori linear është vënë në punë dhe ekipi i mjekëve neurokirurgëe neuroradiologë kanë nisur trajtimin e pacientëve me radiokirurgji.

Një prej tyre ka qenë dhe një 37-vjecar i cili ka mbërritur në spital me hemoragji cerebrale. Neuroradiologu Eugen Enesi tregon se për rastin në fjalë, ekipi ka vendosur trajtimin e kësaj sëmundje të rëndë me 2 metoda bashkëkohore.

Më pas pacienti i prekur nga keqformimet arteriovenoze është dërguar në radiokirurgji, për t’u trajtuar me “X nife” akseleratorin linear. Neurokirurgu Artur Xhumari ka shpjeguar se i gjithë trajtimi zgjat vetëm 45 minuta.

Nismëtari i këtij projekti madhor, shefi i Pavionit të Neurokirugjisë, doktor Mentor Petrela thotë se falë kësaj aparature moderne, e cila përdoret jo vetëm për trajtimin e tumoreve, por dhe problemeve të tilla si hemoragjia cerebrale, pritet të ulet dhe numri i vdekjeve.

Por doktor Petrela thotë se për ta vënë në punë këtë teknologji duhet trajnim i specializuar i stafit mjekësor.

“X nife” akseleratori linear ka një kapacitet trajtimi radiokirurgjikal deri në 5 pacientë në javë dhe pas janarit të 2014 pritet që numri i të trajtuarve të rritet deri në 20 pacientë.

Top Channel