Durrës, sekuestrohen 53 kg kanabis

25/11/2013 00:00

Një sasi prej 52 kilogramësh lëndë narkotike kanabis sativa eshte sekuestruar në portin detar të Durrësit.

Lënda narkotike është gjetur në automjetin e shtetasit Ajdit Piranej, 27 vjeç nga Shkodra, i cili eshte arrestuar ne flagrance per trafikim lendesh narkotike.

27-vjeçari po tentonte te imbarkohej ne tragetin “Franceska” te linjes Durres-Bari me automjetin e tij tip Audi A6 k me targa AA 903 FJ, kur eshte ndaluar per kontroll nga policia e kufirit.

Droga u gjet e fshehur brenda nje bombule gazi që furnizonte me karburant automjetin, e vendosur në bagazhin e mjetit. Materalet iu përcollën Prokurorisë për Krimet e Rënda për vepren penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Top Channel