Tre aksidente në “Rrugën e Kombit”

23/11/2013 00:00

Në aksin rrugor Kalimash-Kukës-Morinë kanë ndodhur tre aksidente me pasojë 6 të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën.

Aksidenti i parë ka ndodhur në vendin e quajtur Fushë-Dukagjin, ku një automjet i tonazhit të rëndë, me targa KS 04354 AT, ka rrëshqitur nga rruga duke përfunduar anash saj. Drejtuesi i automjetit, nga Suhareka e Kosovës, ka marrë plagë të lehta.

Menjëherë pas këtij aksidenti, një tjetër aksident është shënuar në vendin e quajtur Fushorja e Uzinës, në të cilin janë plagosur 5 persona, ku dy drejtuesit e mjeteve janë në gjëndje të rëndë në spitalin e Kukësit.

Automjetet janë përplasur nga njëra-tjetra duke bërë që njërit prej mjeteve t’i futet brënda makinës pjesa e trafik-ndarëseve. Lekë Deda, 45 vjec me automjetin tip Benz me targa AA 052 AO, ka marrë plagë të lehta teksa është përplasur me mjetin tip golf me targa AA973GV në të cilin po udhëtonin shtetasit, Azem Petku, 64 vjec dhe pesë fëmijët e tij, dy prej të cilëve minorenë.

Ndërkohë, në aksidentin tjetër është përfshirë një automjet nga Kosova, në hyrje të Morinit, por pa pasoja të rënda.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta