Moti i keq që ka përfshire jugun e vendit ka sjellë reshje te dendura
shiu gjate oreve te fundit. Per pasoje disa rruge te qytetit ndodhen në
ujë, çka ka sjellë dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe
lëvizjen e kalimtarëve.

Shirat e rene me furi dhe intensitet gjate gjithe mengjesit dhe dites bene qe disa zona te Vlores te permbyten. Kanalizimet nuk e perballuan dot intensitetin e shirave edhe  hidrovori i qytetit eshte ne gjendje pune.

Moti i keq me erera te forta deri ne 60 kilometra në orë solli nderprerje te energjise dhe bllokim te trafikut detar. Trageti i linjës mberiti me disa ore vonese dhe pasi zbarkoi pasagjeret, doli ne rade pasi moti i keq nuk e lejonte te udhetonte serish. Sipas kapitenerise, moti i keq do te vijoje ne jug te vendit edhe per 48 oret ne vazhdim, nderkohe qe policia e qarkullimit rrugor rekomandon per te gjithe shoferet qe te bejne kujdes gjate udhetimit ne rruget nacionale te bregut, pasi ka ere te forte shira te dendur, lageshtirë ne rruge dhe mjegull ne llogara dhe ne pika te ndryshme.

Ne Vlore qe ne oret e para te mengjesit te se shtunes u shenuan 2 viktima.  67-vjeçarja Mirjana Demaj u perplas per vdekje nga nje automjet. Ngjarja u shenua ne lagjen  ’24 Maji’ dhe dyshohet sipas te dhenave te para t’i jete hedhur vete automjetit përpara. Pak momente me vone nje tjeter viktime u shenua ne qytetin bregdetar. Nje 32-vjeçar Armand Driza u gjet i vdekur ne nje kabine elektrike ne lagjen ’28 Nentori’ ne afersi te qendres se Vlores.Shkak duket se eshte bere kontakti me energjine elektrike.

Top Channel