Kërkoi shfuqizimin e arrestit me burg njësoj si Ilir Beqaj, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e ish-zv.ministrit Rrjepaj
Tension dhe incident në seancë gjyqësore në ngarkim të Aldo Hoxhës, i
akuzuar për vrasjen e Fatbardha Hoxhës verën e vitit të kaluar.
E motra e të pandehurit është shkëputur nga familjarët dhe i është afruar prokurorit të çështjes duke e qëlluar me çantë dhe e ka fyer verbalisht. Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë që ndodheshin jashtë sallës së gjyqit që të merrnin nën kontroll situatën. Policia ka kapur vajzën dhe e ka nxjerrë nga salla dhe më pas e ka shoqëruar në komisariat.
Ndërkohë në seancën e sotme avokati mbrojtës Sajmi Visha, kërkoi riekspertim të kapelës së gjetur në vendngjarje. “Të vërtetohet nëse përshtatet perimetri i kapelës me perimetrin e kokës së Aldo Hoxhës”, ka kërkuar Visha.
Por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga gjykata, e cila ka thekuar se prova e kapelës është bërë njëherë dhe riekspertimi nuk do të sjellë asgjë të re. I ndodhur në këto kushte, avokati i mbrojtjes ka kërkuar shtyrjen e seancës me argumentimin se i duhet kohë për të përgatitur konkluzionet, përpara se gjykata të japë vendimin për Aldo Hoxhës. Gjykata ka vendosur që seanca e radhës të caktohet në datën 27 nëntor.
Ndërkohë në seancën e kaluar Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për 20-vjeçarin. Hoxha akuzohet se 7 gushtit e vitit 2012 vrau Fatbardha Tafën në tentativë për t’i grabitur asaj varësen që mbante në qafë.
Top Channel