Më shumë se 100 tonë kimikate të rrezikshme, të ndodhura afër zonave të
banuara në bazën e Qafë-Mollës ne Tirane, u ripaketuan nga ushtarakët
shqiptarë në kuadër të një projekti ndihmës të prezencës së OSBE-së në
Shqipëri.

Lendet kimike te rrezikshme presin tashme nje fond prej 250 mije eurosh, qe OSBE eshte duke e kerkuar, per transportimin e tyre jashte vendit per shkaterrim.

Shefi i prezencës së OSBE-së në Shqiperi, Florian Rouning, pas një inspektimi në bazën e Qafe-Molles me ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha, se Shqiperia ka shume për të bërë per te pastruar te gjitha pikat e nxehta te saj.

“Me mbështetjen financiare dhe të Republikës Çeke dhe Turqisë, kjo sasi tejet e madhe kimikatesh të rrezikshme, ruhet në kushte të sigurta. Megjithatë ky është vetëm hapi i parë. Ne duhet ende të gjejmë një zgjidhje për shkatërrimin e këtyre kimikateve. Aktualisht OSBE-ja po kërkon një fond shtesë prej 250 mijë eurosh për t’u transportuar kimikatet tashmë të paketuara në mënyrë të sigurt për t’u shkatërruar me impiant të asgjësimit të kimikateve jashtë Shqipërisë”, tha Rouning.

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli vleresoi ushataraket shqiptare te perfshire ne kete detyre dhe shprehu angazhimin e Qeverise ne pastrimin e pikave te nxehta.

“Eliminimi i municioneve të tepërta dhe armatimeve, eliminimi i sasive të konsiderueshme të kimikateve të rrezikshme, si dhe i qindra tonëve materiale logjistike të panevojshme të Forcave të Armatosura vazhdon të jetë një prioritet i rëndësishëm i Ministrisë së Mbrojtjes. Ministria e Mbrojtjes do të vazhdojë të identifikojë të gjitha sasitë dhe vendndodhjet e kimikateve të rrezikshme, të cilat disponohen ende nga njësitë dhe repartet e Forcave të Armatosura dhe t’i bëjë ato gati për projektet të mundshme në një të ardhme të afërt”, tha Kodheli.

Me shume gjasa vendi i shkaterrimit te ketyre helmeve do te jete Suedia. Keto mbetje jane mbledhur nga zona te ndryshme te vendit, kryesisht jane kripera cianuri te perdorura me pare nga Kinostudio, ndermarrja “Dajti” e te tjere. Prezenca e OSBE-së ne vend, me pare ka ndihmuar ne asgjesimin e 60 toneve perberësi toksik te raketave, melang, 120 ton dikloretan, si edhe ne shkaterrimin e armeve konvecionale.

Top Channel